Shqiptarja Almeda Abazi flet për lidhjen e saj me ‘Çënarin’

Showbiz September 17, 2016 - 19:46

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayışman i njohur si Çënari tash e një kohë janë në lidhje, ndërsa për dashurinë ndaj tij ka folur vetë ajo në një intervistë për Prive.

Ajo, ka treguar se është shumë e dashuruar në aktorin pas të cilit çmeden femrat shqiptare, shkruan lajmi.net.

Almeda rreth lidhjes së saj me ‘Çënarin’ ka thënë se çdo gjë është në rregull. Tregon se nuk e ka pëlqyer famën e tij por vetë atë si person. Thotë se ngjajnë shumë me njëri tjetrin.

E pyetur se kur do të martohet çifti, ajo ka thënë se nuk kanë ndonjë plan dhe pasi është një besimtare e devotshme dhe beson në Allah këtë punë ia kanë lënë atij..