Flet Brad Pitt, ja çfarë thotë për ndarjen me Jolie

Showbiz September 20, 2016 - 20:56

Brad Pitt më në fund ka folur pas lajmeve se ai po divorcohet me Angelina Jolien.

52-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, tha: “Jam shumë i pikëlluar për këtë, por ajo çfarë ka më së shumti rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve tanë”.

“Me mirësi u kërkoj mediave që t’ua japin atyre hapësirën për të cilën kanë nevojë gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Pitt sipas The Sun.

Brad Pitt deklaroi për PEOPLE: “Mendoj se kur një çift ballafaqohet me vështirësi në jetë, çfarëdo që të jetë ajo, ose i ndan ata ose i bashkon”, transmeton Gazeta Express.

Çifti kanë qenë të martuar prej 2 vitesh, por si çift kanë qenë së bashku për plot 12 vjet pasi luajtën së bashku në filmin Mr. dhe Mrs. Smith. Brad para se të bëhej me Jolien ishte me aktoren e Friends, Jennifer Aniston në atë kohë.