Noizy flet për sherrin me Cozman (Video)

Showbiz September 20, 2016 - 23:40

Reperi i njohur Noizy ka rrëfyer sonte (e hënë) versionin e tij mbi ngjarjen e ndodhur një javë më parë në Prishtinë, përleshjen e tij me Cozman.

Në një lidhje direkte nga Milano për emisionin “Opinion”, Noizy tregoi se përleshja atë ditë ka ndodhur shumë spontanisht, dhe mohon kategorikisht të ketë qenë faji i tij.

“Nuk kam pasur faj, nëse dikush arrinë të marrë xhirimet e kamerave të hotelit, mund ta shohë se ngjarja ka ndodhur pa fajin tim u shpreh ai”.

Sa i përket lajmeve në media, reperi tha se ndjehet i lodhur nga shkrimet e tepërta të gazetave dhe mediave online, të cilat disa prej tyre me jo profesionalizmin më të madh, i kanë zmadhuar gjërat duke dhënë një tjetër version.

Një ndër lajmet më të komentuara ka qenë “Noizy shembull i keq për të rinjët” i publikuar nga Top Channel, dhe Noizy ka një shpjegim për këtë:

“Vetëm se jam një figurë publike do të thotë se duhet të duroj shpullat e të tjerëve? Jo, më vjen vërtetë zor nga ajo çka ndodhur, nuk do doja që dikush të merrte shembull të keq nga unë, megjithatë e kisha të pa mundur të duroja, por mediat janë ato që kanë fajin më të madh, për arsyse se kanë zmadhuar aq shumë ngjarjen, duke i dhënë kahje tjetër”, u shpreh më tej ai.

Megjithatë reperi tregoi se vërtetësia e tij se ai ishte i pafajshëm mund të gjendet në inçizimet e kamerave të “Swiss Diamond Hotel”, të cilit i kanë kërkuar inçizimet, por përgjigjja e hotelit ka qenë negative duke treguar se nuk i posedojnë ato, gjë që duket pak e çuditshme të mos ketë kamera të aktivizuara në mes të ditës, në një nga hotelet më të mëdha në Prishtinë.