Big Mama vjen me ‘Milion’ (Video)

Showbiz November 07, 2016 - 21:17

Këngëtarja Besjana Kasami e njohur për publikun me emrin Big Mama sapo ka lansuar projektin e saj më të ri ‘Milion’.

Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur Irkenc Hyka teksa për videoklipin Alexander.

 Projekti në fjalë e rikthen ‘Bigin’ tek kënga pas një kohe relativisht të gjatë pauze.

Kënga është e mbushur përplot ritëm e duket se këngëtarja e ka pasur mjaft të lehtë që të reflektojë energjinë e saj në të.