Ja si duket shtatzënë ish e dashura e Majk (Foto)

Showbiz November 27, 2016 - 21:57

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre por lanë shumë gjurmë për t’u komentuar, shkruan lajmi.net

Prishtinasja Majlinda Zeka nëpërmjet postimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram pranoi shtatzaninë dhe zbuloi madje gjininë e foshnjës që tha se është djalë.

Në anën tjetër Majk thotë se nuk di asgjë sa i përket kësaj që po flitet dhe se ajo nuk i ka thënë diçka të tillë.

Derisa Majk po sjell projekte të reja dhe nuk po ndalet së punuari, Majlinda po i kushton më shumë rëndësi vetes dhe foshnjes që ka në bark..

Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet se shtatzania vetëm sa e ka zbukuruar.

Majlinda po qëndron aktive në rrjete sociale aty ku ka ndarë një ”kërcënim” për ish të dashurin duke shkruar:

“Asnjëherë mos provo të ia shkatërrosh dikujt jetën me gënjeshtra, pasi e jotja do të shkatërrohet nga e vertëta”./lajmi.net