Capital T dhe Jonida Vokshi në një lidhje? Më në fund reagojnë vetë protagonistët

Showbiz December 03, 2016 - 21:32

Ka më shumë se dy fundjava që qarkullon lajmi në portale dhe rrjete sociale, se moderatorja e “Thurje” e njëkohësisht protagonistja e filmit “7 Ditë” Jonida Vokshi dhe reperi Capital T, janë në një lidhje dashurie. Sipas mediave Jonida dhe Capital T kanë kaluar disa ditë të bukura në Londër ku janë parë duke u puthur.

Megjithatë, vetë moderatorja dhe reperi asnjëherë nuk janë shprehur lidhur me këtë deri në momentin që vendosën të rrëfejnë të vërtetën në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu që transmetohet çdo të shtunë në orën 20:05 në Top Channel. Të dy jo vetëm që e mohuan kategorikisht një lidhje mes tyre por edhe treguan se nuk kanë qenë aspak bashkë në Londër. Jonida tregoi se ajo është marrë me filmin ndërkohë që me humor Capital T i ka kërkuar gazetareve nurmin e Jonida Vokshit, duke lënë kështu të kuptohet se as numrin e saj të telefonit ai nuk e ka.

Në fakt Jonida dhe Capital T do të bënin një nga çiftet më të bukura të showbizit shqiptar, por ja që kjo nuk është e vërtetë dhe u konfirmua më në fund në “Thumb”! /Blitz.al/