Versioni i çmendur i këngës “Po t’shoh përmas” nga Kastro Zizo (Video)

Showbiz December 09, 2016 - 22:44

Këngëtari i njohur Kastro Zizo është shquar gjithmonë për karakterin e tij qesharak në skenë, i cili i buron gjithnjë natyrshëm.

Këngët e tij shpesh kanë pasur tekst satirik, gjersa hijeshinë më të madhe ua ka dhënë vetë këngëtari me mënyrën se si ai i interpreton.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shfaqej duke kënduar këngën e njohur “Po t’shoh përmas”  të Babastars, në versionin e tij.

Kastro kishte vendosur ta sillte këtë këngë në versionin “Jazz”, dhe në fakt mënyra se si ai e këndon i largohet shumë versionit origjinal, duke i dhënë këngës krejt kahje tjetër. /Telegrafi/

 

O @ghettogeasy #poteshohpermas ! 😂😂😂#djali_me_lule_ne_koke

A video posted by KLEVIS BEGA⚪a.k.a ⚪KASTRO ZIZO (@kastro_zizo_) on