Detaje rreth aksidentit të gazetarit Vlorijan Halili (Foto)

Showbiz December 12, 2016 - 22:30

Gazetari i emisionit Prive, Vlorjan Halili mbrëmë rreth orës 2:30 pas mesnate ka pësuar një aksident komunikacioni.

Një burim shumë i afërt me gazetarin ka treguar për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur pasi rruga ka qenë e rrëshqitshme, një veturë përpara tij e ka pasur të pamundur frenimin ndërsa Vlorjani duke dashur t’i ik goditjes së veturës në fjalë e ka pësuar aksidentin e tmerrshëm, shkruan lajmi.net

Fatmirësisht gjendja e tij është e mirë.

Burimi i njejtë tregon se ai vetë ka dalur nga vetura pa ndihmën e askujt.

Image

Image