Të gjithë do ta donin një të dashur si ai i Angela Martinit

Showbiz December 20, 2016 - 20:09

Modelja Angela Martini prej kohësh është duke shijuar një marrëdhënie shumë të bukur dashurie me miliarderin Dragos Savulescu. Ajo është më e dashuruar se kurrë dhe duket se një surprizë shumë e këndshme i është bërë modeles së njohur mbrëmjen e kaluar.

Një dhomë e mbushur me petale trëndafili e me qirinj duke krijuar kështu një ambient shumë romantik. Në dyshemenë e dhomës ishte shkruar një dedikim dashurie, “Love You My Baby”.

“About Last Night. In Love”- shkruan Angela në Instagram.

“Vij në shtëpi dhe gjej këtë. Të dua Dragos Savulescu!”

Sigurisht që nuk mund të mungonte një buqetë e madhe me trëndafila të kuq. Savulescu e surprizon shpesh modelen e njohur dhe Angela duhet të ndihet shumë me fat. /Blitz.al/

 

About last night ❤ in love 😻

A video posted by Angela Martini (@angela_martini) on