Këngëtarja e njohur kritikon Mark Zuckerbergun (Foto)

Showbiz December 25, 2016 - 20:42
Në një video ku Zuckerberg kishte paraqitur sistemin kompjuterik të shtëpisë së tij, ai kishte bërë një shaka për Nickleback që Avril Lavigne nuk e ka pëlqyer

Ajo e ka akuzuar shefin e Facebookut për ngacmimin e tij ndaj Nickleback.

Lavigne që është ish-gruaja e këngëtarit udhëheqës të grupit Nickleback nuk e kishte parë anën qesharake të shakasë së Zuckerberg.

Në një reklame inteligjencës artificiale në formën e asistentit personal Jarvis, ishin thënë fjalët “nuk ekzistojnë këngë të mira të Nickleback”, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja postoi në Twitter:

“I dashuri Mark, shumë njerëz përdorin produktet tuaja, disa i donë e disa tjerë jo. Gjithsesi ti je i lejuar të kesh një shije në muzikë, por goditja jote drejt Nickleback nuk kishte shije. Kur ke një zë si tëndin, duhet të konsiderosh përgjegjësinë e reklamimit të ngacmimit, veçanërisht me situatën si është tani në botë.

Image