Morgan Freeman pi kanabis çdo ditë, kjo është arsyeja (Video)

Showbiz December 25, 2016 - 22:25

Morgan Freeman është një aktor i njohur në botë. Përveç që ka luajtur në shumë filma, zëri i tij është përdorur edhe në shumë dokumentarë.

Freeman është i njohur gjithashtu edhe si aktivist për legalizimin e kanabisit, madje në një intervistë për The Guardian ai kishte thënë, “Kurrë mos hiqni dorë nga marijuana”.

Kjo deklaratë e bëri atë shumë të ndryshëm nga aktorët e tjerë. Pas kësaj, u bë e qartë se Freeman kënaqej me përdorimin e kanabisit dhe se gjithmonë e kishte bërë.

Duke folur në Daily Beast për një film të ardhshëm, tema ndryshoi dhe debati u kthye kah kanabisi. Në të, Freeman flet për vlerësimin ndaj kanabisit si dhe lëvizjet për ta legalizuar atë, transmeton Gazeta Express.

Kjo është ajo çfarë ai kishte thënë në Daily Beast: “Gruaja ime më futi në këtë shumë vite më parë. Si e marr atë? Sido që të vjen! E ha atë, e pi atë dhe e tymosi atë!”.

“Marijuana ka shumë dobi”, thotë ai. “Unë kam dhimbje muskloskeletale në krah dhe e vetmja që më ofron lehtësim është marijuana. Po flasin për fëmijë që kanë probleme të formësimit, dhe tash e kanë zbuluar se marijuana ju ndihmon këtyre fëmijëve të kenë një jetë”, shtoi ai.