Çfarë po ‘kurdisin’ së bashku Leonora Jakupi dhe djali i Shkumbin Kryeziut? (Foto)

Showbiz December 30, 2016 - 22:24

Me rastin e festave të fundvitit shumë programe dhe platforma televizive kanë përgatitur emisione të ndryshme, të cilat do të argëtojnë publikun në ditët festive.

Produksioni “Labia”, i cili për vite kishte pauzuar, ka vendosur që të rikthehet këtë vit me plot supriza në edicionin festiv për Vitin e Ri 2017.

Ata kanë organizuar disa xhirime, pjesë e të cilave janë bërë shumë figura të njohura publike dhe këngëtarë, të cilët kanë prezantuar para publikut këngët e tyre të reja për këtë fundvit.

Edhe këngëtarja Leonora Jakupi i është bashkuar këtë vit emisioni festiv të “Labias”, gjersa në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, ka treguar se si është dukur në atë mbrëmje.

Por, në fotografi pranë saj gjendet edhe djali i producentit të “Labias” Shkumbin Kryeziut, Rrapi i cili mbante një mikrofon në dorë.

Ende nuk dihet nëse Rrapi ka vendosur t’i futet televizionit me prezantim, ose në këndim në ndonjë duet me Leonorën, megjithatë është e sigurt që do të kemi mundësinë ta shohim gjatë ditëve në vijim në programet festive. /Telegrafi/

 

#labia #rrapkryeziu #2016

A photo posted by Leonora Jakupi (@leonorajakupi) on