Pse thotë Blero se do të ndahej edhe me Afronën? (Video)
Showbiz
January 04, 2017 - 22:36
Sonte në “Komiteti”, këngëtari Blero, si i ftuari i parë i këtij lloji, ka folur për martesën e mëparshme të tij me aktoren Teuta Krasniqi dhe marrëdhënien e tij me Afronën, të dashurën të cilës së fundi i propozoi martesë.
Ai ka thënë se një martesë shkon drejt fundit të saj atëherë kur përfundon dashuria dhe pasioni në mes çiftit.
Blero ka treguar se martesa sipas tij, paraqet një rutinë, diçka që këngëtarit nuk i pëlqen.
Ai ka thënë se nuk do të qëndronte me askënd vetëm se do të duhej të vazhdojë një martesë.
Blero ka marrë shembull lidhjen e tij me Afronën, të cilës i propozoi martesë, duke thënë se do të ndahej edhe me të në qoftë se martesa e tyre kalon në rutinë.