Ramë Lahaj me dy role të rëndësishme në Teatrin Bolshoi në Moskë
Showbiz
January 10, 2017 - 22:47
Tenori i mirënjohur shqiptar, Ramë Lahaj përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar dy rolet e tij të rëndësishme në operat “La Traviata” të Giuseppe Verdi dhe “La Boheme” të Giacomo Puccinit.
Në nëntor të këtij viti në Teatrin Bolshoi në Moskë do të luajë rolin e Alfredo Germontit në “La Traviata” me dirigjent Togan Sokhiev.
Lahaj ka konfirmuar gjithashtu se do të luajë rolin e Rodolfos në “La Boheme” në korrik të 2018.