Kastriot Tuasha mbledh të gjithë artistët në dasmën e djalit të tij (Foto)

Showbiz January 15, 2017 - 22:43

Në familjen e këngëtarit Kastriot Tusha sot është ditë gëzimi e feste, kjo për faktin se ai po e marton djalin e tij, transmeton “Zeri.info”.

Në fotografitë të cilat ka siguruar “Zeri.info”, nga dasma e djalit të Kastriot Tushës, e cila po mbahet në “Hotel Sheraton”, në Tiranë, shihet Tusha është përkujdesur që të ftoj mjaftë artistë e këngëtarë.

Në këto fotografi shihet se ndër mysafirët e ftuar është edhe aktori i madh Mirush Kabashi, këngëtari Sinan Vllasaliu, Shkëlzen Jetishi së bashku me bashkëshorten e tij, Afrim Muçiqi, Halime Mani, Shkumbin Kryeziu së bashku me bashkëshorten e tij Mimozën, Yllka Kuçi së bashku me bashkëshortin e saj Astritin, e shumë artistë të tjerë. /Zeri.info/

 

Image

Image

Image