Eugent Bushpepa mahnit me interpretimin e këngës 'Suus' të Rona Nishliut (Video)

Showbiz January 21, 2017 - 22:42

Kënga “Suus” është kënga më e suksesshme shqiptare në Festivalin evropian të këngës, Eurovision.

Me këtë këngë, Rona Nishliu e përfaqësoi Shqipërinë në Baku të Azerbajxhanit në vitin 2012, ku zuri vendin e pestë – renditja më e mirë që ka arritur ndonjëherë Shqipëria.

Nga ana tjetër, Eugent Bushpepa është një prej vokalistëve më të fuqishëm shqiptarë.

Dhe në një emision televiziv, ai ka mahnitur me interpretimin e këngës “Suus” që mund ta shikoni në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.