Dallimi në mes Barack Obama dhe Donald Trump në dy video

Showbiz January 22, 2017 - 23:20

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në çdo fjalim të tij ka treguar se sa shumë e do bashkëshorten e tij, Michelle Obama, transmeton “Zeri.info”.

Për gjatë tetë viteve sa Obama ishte në krye të SHBA-ve, ai në asnjë moment nuk e ka harruar bashkëshorten e tij, Michelle.

Por, ka qenë edhe vetë Michelle, ajo e cila e ka përkrahur, mbështetur dhe ka treguar dashuri e respekt të pakursyer ndaj bashkëshortit të saj, transmeton “Zeri.info”.

Mirëpo, krejt ndryshe është çifti i ri presidencial i Amerikës.

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, qysh në ditën e parë kur iu dorëzuan çelësat e Shtëpisë së Bardhë nga Barack Obama, nuk tregoi fare respekt për zonjën e parë, Melania Trupm.

Përkundër Obamas, i cili, para tetë viteve, kur kishte zbritur prej veturës së tij, fillimisht e kishte pritur bashkëshkorten e tij Michelle, e më pas së bashku ishin ngjitur shkallëve, një gjë të tillë nuk e bëri Trump, transmeton “Zeri.info”.

Madje, siç mund ta vëreni edhe ju përmes kësaj video, Trumpit as që i interesoi bashkëshortja e tij, atij iu duk sikur kishte ardhur vetë në Shtëpinë e Bardhë.

Për më shumë shikojeni videon.