Blerand Stavileci: Nuk ka çift që nuk ka kriza (Video)

Showbiz March 25, 2017 - 21:22

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një interviste për Prive së bashku me gruan e tij, kanë folur edhe për krizat që ndodhin te çiftet.

Në materialin e përgatitur, është paraqitur një ditë e zakonshme e ministrit duke e përfshirë edhe familjen e tij si pjesën më të rëndësishme.

Stavileci është shfaqur së bashku me gruan e tij, Vitoren, duke folur edhe për marrëdhëniet në çift.

Ata kanë folur edhe rreth krizave në çift gjë që është përfolur shumë në media. Madje pati spekulime për një lidhje të ministrit dhe se martesa e tyre ishte drejt fundit.

“Mendoj se nuk ka çift që nuk ka kriza. Por, kur krizat menaxhohen mirë, mund ta forcojnë edhe më shumë çiftin dhe e kundërta”, ishte deklarata e Stavilecit.

Stavileci dhe gruaja e tij janë prindër të një vajze pesëvjeçare, ndërsa kanë thënë se planifikojnë që të bëhen edhe me një fëmijë tjetër.