Sabri Fejzullahu thotë se ky ishte gazetari që s’iu tremb syri asnjëherë (Video)

Showbiz April 04, 2017 - 22:15

Këngëtari i njohur, Sabri Fezjullahu pas shumë vitesh ka perfermuar live në qytetin e Kaçanikut. Me këtë rast, ai ka vlerësuar lartë punën dhe veprimtarinë e njërit prej gazetarëve të kësaj ane. Bëhet fjalë për Agim Muhaxherin, ish-gazetarin e Rilindjes dhe shumë medieve të tjera.

“Ai shkroi për historinë kombëtare dhe gjenocidin që është bërë ndaj popullit shqiptar me guximin më të madh të pendës së tij. Ai është sot akoma intelektual dhe gazetar, e ka emrin Agim Muhaxheri por e përshëndes nga zemra”, deklaroi Fejzullahu.