Kjo është e fejuara e Valdrin Sahitit (Foto)
Showbiz
April 07, 2017 - 23:05
Valdrin Sahiti u bë i njohur falë kreativitetit në fushën e modës. Ndër vite e ka identifikuar stilin e tij të punës dhe linja e tij tashmë është mjaftë popullore
Valdrin Sahiti ka punuar me shumë këngëtare të estradës, e më shumë se me të gjitha të tjerat me Leonora Jakupin, që e ka edhe muzë të çdo koleksioni.
Edhe jeta private e Valdrinit nuk ka kaluar pa vëmendjen mediatike. Stili personal i veshjes, dobësimi, por edhe e dashura, Edita shpesh janë kthyer në lajm, shkruan Kosovarja.
Ndonëse Valdrini punon kryesisht me femra, Edita është shumë “ok”.
Ajo e ka mirëkuptuar me kohë punën e të përzgjedhurit të saj, andaj lidhja funksionon për mrekulli.
