Kylie Jenner ndjek këngëtarin shqiptar në rrjetet sociale (FOTO)

Showbiz April 30, 2017 - 20:08

Ai është cilësuar shpesh herë si Justin Bieber shqiptar!

Bëhet fjalë për Endrin, një nga këngëtarët e labelit “On Records”, i cili ka arritur të depërtojë në tregun muzikor edhe pse në një moshë të vogël.

Jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por së fundmi Endri ka arritur të fitojë simpatinë edhe të emrave të mëdhenj të muzikës dhe televizionit në botë.

Ai është etiketuar së fundmi nga yje ndërkombëtarë, më herët Justin Bieber e tashmë Kylie Jenner.

Këto dy personazhe aktualisht ndjekin këngëtarin në rrjete sociale dhe Endri është i lumtur për këtë fakt.

Të pëlqehesh dhe ndiqesh nga personazhe të tillë padyshim është një privilegj të cilin këngëtari e ka ndarë dhe me ndjekësit e tij.

Sot të gjithë do të donin që të kishin vëmendjen qoftë edhe për pak të këtyre emrave, por mesa duket pak ia dalin, njëri prej tyre është Endri.

Image