Kjo është gjendja shëndetësore e Mozzik dhe Getinjo pas aksidentit

Showbiz May 03, 2017 - 21:48

Reperët kosovarë Mozzik dhe Getinjo janë përfshirë në një aksident trafiku.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga vendi i aksidentit dhe shihet se ata janë në gjendje të mirë shëndëtsore, duke u shkaktuar kështu vetëm dëme materiale.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet menaxheri i tyre Mehmet Elshani në një prononcim për lajmi.net

“Ata janë goditur nga prapa nga një veturë që nuk ka mundur të frenojë. Të dy janë mirë nuk kanë pësuar asnjë lëndim vetëm se kanë shkuar për vizitë te doktori” ka thënë Elshani.