Tuna tregon disa detaje të pazbuluara rreth djalit të saj (Foto)

Showbiz May 05, 2017 - 23:23

Këngëtarja Tuna Sejdiu këtë të martë është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin ajo dhe i dashuri i saj Patrisi e pagëzuan me emrin Tian.

Përveç emrit dhe spitalit ku lindi, jo shumë detaje tjera u bënë të ditura për publikun.

Megjithatë Tuna ka treguar së fundmi për fansat e saj edhe diçka tjetër.

Në të vetmen fotografi që këngëtarja ka publikuar pas lindjes në SnapChat, ajo shfaq në balonën e përurimit të bebit të gjitha detajet rreth tij, duke përfshirë: peshën, madhësinë dhe sigurisht datën e lindjes bashkë me orën. 

Image