Zanfina Ismaili çmendurisht e bukur në paraqitjen e fundit! (Foto)
Showbiz
May 06, 2017 - 21:51
Pas një pauze relativisht njëvjeçare, Zanfina Ismaili kthehet me këngën e saj të cilën së shpejti do ta bëj publike për fansat e saj, shkruan “Kosovarja”.
Zanfina përmes një foto të hedhur në rrjetin social instagram, ka njoftuar se projekti i saj i ri ka përfunduar, njoftim ky i cili u bë lajm nëpër të gjitha portalet.
Por, edhe gjatë ditës së sotme, Zanfina nuk ndeji rehat, ajo hodhi prapë foto dhe video në instastory, ku duket çmendurisht e bukur.
Pamja e saj, dhe paraqitja nëpër këto foto që do t’i shihni më poshtë vërtetë e dëshmojnë se Zanfina do të sjell diçka të mirë siç dinë vetëm ajo.
