Ministrat Abrashi dhe Henci kritikojnë ashpër politikanët tanë për veshje (VIDEO)

Showbiz May 12, 2017 - 22:24

Ministri në ikje i punës dhe mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Arian Henci, kanë qenë të ftuarit e kësaj jave në rubrikën ‘In and Out’, të emisionit më të shikuar në vend Express Rozë, për t’i komentuar veshjet e politikanëve tanë.

Abrashi i cili ishte pjesë e qeverisë deri më tani nuk e ka problem që t’i kritikojë kolegët e tij të cilët vishen keq.

Por, edhe Ministri i Kënaqësisë në hije, Arian Henci, i cili ka kohë që e ka zaptuar këtë ‘ministri’, i ka kritikuar rëndë kolegët e tij ku thotë se shumica prej tyre nuk vishen me shije.

Se si i kanë kritikuar politikanët tanë, mund ta mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme të emisionit Express Rozë.