Me këtë datë do të publikohet kënga e re e Ritës (Video)
Showbiz
May 12, 2017 - 23:09
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka bërë publike datën e lansimit të projektit të saj të ri.
Është data 26 maj ajo të cilën Rita e ka përzgjedhur për ta hedhur në treg këngën më të re, shkruan lajmi.net.
Përmes një videoje të lansuar në rrjete sociale, Rita paralajmëroi këngën më të re, duke bërë kështu publike edhe emrin e saj që do ta quaj “Your Song”, që në shqip do të thotë “Kënga jote”.
Së fundi, Rita ka qenë e angazhuar edhe si imazh i markës së të brendshmeve Tezenis.