U martua brenda shtëpisë së Big Brother, Fotininë e mundon diçka tani (Foto)

Showbiz May 30, 2017 - 20:15

Edhe pse dasma e tyre mori vëmendjen e të gjithë publikut, Fotinia, edhe pse u duk e lumtur gjatë gjithë mbrëmjes, kishte një gjendje jo të mirë emocionale për shkak se ishte e vetme. 

Duke folur sot me Danjelin, Olsin dhe Fiorentinën rreth dasmës, Fotinia tha se është ndier e vetme për shkak se nuk ka pasur pranë vetes, por edhe mbështetjen e njerëzve të saj të afërt. Meqenëse askush prej familjarëve nuk erdhi ta mbështesë për këtë vendim të papritur që ajo mori brenda shtëpisë, në ditën më të veçantë të jetës së saj, ajo e ka përjetur më shumë mungesën e tyre.

“Unë kam qenë tek pull vetëm, Danjelit i erdhi motra. Kur jam martuar, e kam përjetuar vetëm atë gjë dhe është shume e rëndë për mua”,- shprehet Fotinia e përlotur ndërsa ka qenë duke biseduar me banorët e tjerë.

Olsi i afrohet, e përqafon dhe e mbështet duke i thënë se dasma jashtë do të të bëhet edhe më e bukur. “Nëse këtu kishe vetëm një buqetë me lule, në dasmën jashtë do kesh 300”,- i thotë Olsi, i cili më pas tregon: “Kur sapo pata dalë nga burgu, pata shkruajtur diçka: Në një moment të vështirë të jetës, mendova se gjithçka kishte mbaruar, por ndodhi e kundërta aty gjithçka sapo nisi”, duke shtuar se pas dasme për të gjithçka nis nga e para, shkruan faqja e “BB”.

Më tej, Olsi thotë se është i bindur që ata të dy do t’ia dalin mbanë të përballojnë jetën shumë mirë kur të dalin jashtë.

Image