Kur Ami i Ermalit 'punonte' si kamariere (VIDEO)

Showbiz June 06, 2017 - 20:02

Tashmë është një biznesmene dhe moderimi ka dalë në plan të dytë.

Amarda Toska e ka filluar karierën e saj si prezantuese në shfaqjen e "Portokalli", por nuk mbeti vetëm në pjesën e moderimit.

Ajo performoi si balerinë dhe si një nga aktoret e shfaqjes, ku iu desh që hera herës të ndryshonte pamje.

Kush nuk është nostalgjik për rolin e saj si "Balerina Bullgare", kohë kur ajo ishte në formën më të mirë trupore.

Në një prej performancave ajo ironizonte videoklipet e asaj kohe, ku vajzat sexy aktronin si kamariere.

Më poshtë është video e kërcimit të saj. I shkon shumë dhe si balerinë, apo jo?