Sabri Fejzullahu publikon këngën 'Albanese' (Video)
Showbiz
June 12, 2017 - 23:11
Sabi Fejzullahu mbetet njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer të të gjitha gjeneratave.
Ai para disa minutash ka publikuar projektin e tij të fundit 'Albanese', një këngë ritmike që i përshtatet sezonit të verës.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Kreshnik Avdiu, ndërkaq për klipin Provsm.
Express Rozë merr vesh që këngëtari së shpejti do ta publikojë edhe një këngë tjetër, që titullohet 'Shihemi', që i përket zhanrit baladë.
Rikujtojmë se këngëtari para një muaji i ka rikthyer të gjitha këngët e tij në kanalin Youtube, pasi që në tetor të vitit të kaluar u patën bllokuar.