E jashtëzakonshme: Cineplexx arrin 200 mijë vizitorë brenda 7 muajve

Showbiz June 20, 2017 - 21:36

Falë punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit, kinemanë e qytetit të Prishtinës, Cineplexx brenda shtatë muajve punë e kanë vizituar 200 mijë vizitorë.

Shfaqja e filmave më të kërkuar holivudian por edhe premierat botërore, kanë fituar zemrat e 200 mijë vizitorëve të cilët i qëndruan besnik kinemasë së tyre të preferuar.

Përmes një postimi  Cineplexx, ka falenderuar të gjithë që kanë vizituar. 

"Sot e kemi arritur shifrën e 200.000 klientëve që nga hapja e kinemasë  🎉Ne e shpërblyem klientën jubilare me një dhuratë, por në foto nuk kish qef me dale se “pe njifshin plot  😜”Ju falënderojmë të gjithëve që na keni vizituar deri tani  😊 —  celebrating sukses", thuhet në postimin e  Cineplexx.