Ky është miliarderi me të cilin do të martohet me Eliza Dushkun (FOTO)

Showbiz June 21, 2017 - 21:58

Eliza Dushku tashmë ka pranuar të martohet me një person, të cilin shumëkush e njihte pasi që asnjëherë nuk janë parë së bashku.

Aktorja ka bërë të ditur se së shpejti do të kurorëzohet dhe se ceremonia do të ndodhë në qytetin e Bostonit.

Por, sot mediat amerikane kanë zbuluar edhe identitetin e personit që i “vodhi” zemrën aktores shqiptare me famë hollivudiane, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për biznesmenin amerikan Peter Palandjian, i cili një kohë ishte edhe tenist profesionist, por që kurrë nuk fitoi ndonjë garë ndërkombëtare.

Ai tashmë merret me biznesin e shit-blerjeve të patundshmërive ndërsa pasuria e 53-vjeçarit arrin vlerën e gjashtë miliardë dollarëve.

“Boston Magazine”, vitin e kaluar familjen Palandijanin e renditi si një ndër familjet më të fuqishmet të Bostonit.

Ndryshe, aktorja 36-vjeçare ka qenë në lidhje edhe me ish-basketbollistin e Los Angeles Lakers, Rick Fox. /Telegrafi/

 

#Ayo..! "YES!!" Absolutely, my love. 🎊💍🇦🇲✨🇦🇱🎶 #BostonBorn #BostonBred #BostonSoonToBeWed 💞💪

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku) on