Surprizë në emision: Aktori shqiptar i propozon live ish-banores së BB(Video)

Showbiz July 02, 2017 - 23:43

“Mund t’i premtoj vetëm që do ta bëj shumë të lumtur!” Kështu u shpreh gjatë emisionin “Oktapod” në Vizion Plus aktori i njohur i humorit Albano Bogdo, i cili propozoi për martesë (sigurisht me humor) ish-banoren e “Big Brother Albania” dhe Miss Worls Albania 2014, Xhensila Pere.

Image

Pere ishte e ftuar në studion e emisionit të moderatorit Turjan Hyska për të folur për Miss Universe Albania por emisioni mori një rrjedhë tjetër kur Bogdo i dërgoi Hyskës një mesazh në të cilin shkruante se dëshironte ta merrte për grua ish-banoren e “Big Borther Albania”.

Moderatori më pas bëri një lidhje live me aktorin e “Apartamenti 2XL” i cili vijoi me propozimin e madje shkëmbeu edhe një puthje virtuale me Peren.

Image