Tronditet bota e muzikës, vetëvritet një artist i madh (Video)

Showbiz July 20, 2017 - 20:47

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e muzikës pasi këngëtari kryesor i grupit të njohur “Linkin Park”, Chester Bennington, është gjendur i varur në banesën e tij. 41-vjeçari vari veten në shtëpinë e tij në Palos Verdes Estates në Los Anxheles.

Zyrtarët thonë se trupi i tij u gjet pak para orës 9 të mbrëmjes. Këngëtari ka pasur probleme me drogën dhe alkoolin në të shkuarën.

Bennington ishte shok i ngushtë me rrokerin Chris Cornell i cili po ashtu vari veten në muajin maj. Chester dhe kitaristi i Linkin Park Brad Delson kishin performuar për njerëzit në funeralin e Cornell.