E dhimbshme! Këngëtarja shqiptare vuan nga sëmundja e pashërueshme

Showbiz July 29, 2017 - 20:21

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar që prej vitesh jeton tashmë në SHBA ku jep koncerte për shqiptarët atje. Asnjë nuk e dinte, derisa Merita Halili pranoi ta thoshte vetë live se vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

E ftuar në Top Show Magazine Merita tregoi se vuan nga sëmundja Lupus e cila prek sistemin imunitar.

"Po kurohem në Amerikë. Është sëmundje autoimune që mund t'i ndodhë çdokujt, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ne jemi rritur me diellin, por atje u shfaq. Ka të bëjë me çështje të sistemit imunitar. Nga dielli të krijohen njolla", u shpreh Merita.

Sëmundja Lupus është e pashërueshme dhe nuk dihet ende nga se shkaktohet. Dihet vetëm që sistemi imunitar kthehet në një shkatërrues të trupit duke dëmtuar edhe qelizat e shëndetshme.

Image