Xhensila dhe Besi konfirmojnë muajin e dasmës

Showbiz July 29, 2017 - 23:29

Xhensila dhe Besi, do të lidhin kurorë gjatë këtij viti, por pa zbuluar datën. 

Ata e kanë vendosur prej kohësh tashmë, madje kanë përmbyllur edhe një pjesë të mirë të përgatitjeve, por datën ende nuk e kanë zbuluar. 

Burimet për Prive shprehen se Xhensila dhe Besi do të martohen në fillim të muajit shtator. 

Dasma do të jetë e madhe, plot miq e të afërt, ashtu siç i shkon për shtat të festohet një dashurie të fortë e shumëvjeçare.