Ledri ‘shemb’ Hangoverin, thyen rekordin që e pati me Erën në Gjakovë (Foto+Video)

Showbiz July 30, 2017 - 21:19

Ledri Vula ka shfaqur një paraqitjet më të mëdha në karrierë të shtunën mbrëna në qytetin e Gjakovës.

Ai arriti të thyejë rekordin e askujt tjetër pos të tij dhe të Era Istrefit, i vendosur dy vite më parë.

Të shtunën në Hangover Club për paraqitjen e tij ishin mbledhur rreth 6 mijë adhurues, duke stërmbushur një nga klubet më të mëdha në vend, e jo vetëm pjesën qëndrore, por edhe pjesët VIP ishin të stërmbushura me adhurues të reperit.

Ai u shfaq në skenë në mënyrë spektakolare duke performuar hitin “Mbi Re” me reperin Buta, i cili u përkujdes për të nxehur atmosferën me hitet si “Opps” dhe “Hashish Thaçi”.

Ledri më pas në një komunikim të shkëlqyer me publikun shfaqi performancë të zjarrtë duke performuar hitet e fundit si “Krejt Shokt e Mi”, “Nona” dhe “Pablo”, të cilat u kënduan një zëri me publikun.

E veçanta e kësaj mbrëmje ishte prezenca e gjyshes së reperit nga Gjakova, vendit edhe prej nga vjen ai dhe e cila në prapaskenë shikoi performancën e nipit të saj me plot ëndje dhe dashuri.

Në këtë mbrëmje Ledri megjithatë nuk u shoqërua nga menaxheri i tij, Faton Shoshi, i cili ishte i zënë me obligimet e arenës ndërkombëtare me Era Istrefin, e cila nuk udhëtoi në Rusi në mesin e kërcënimeve për performancën e saj në gjuhën shqipe.

Ledri mbylli performancën e tij me hitet e vjetra, duke bërë publikun të gjithë t’i mbajnë gotat lart për rap-baladën “1 got për ty”.

Kjo mbrëmje shënon rekord të ri për Hangover club, një rekord që ishte vendosur nga Ledri bashkë me Era Istrefin dy vjet më parë, kurse tash është rivendosur nga vet Ledri i ndihmuar nga Buta. /Telegrafi/

 

U bë namî 🙌🎇 #SummerHangover2K17 #HangoverIsHuge #NoWords

A post shared by HANGOVER CLUB (@hangoverclub_ks) on

 

 

Last night was .. 🙈🌪💥 #SummerHangover2k17 #ProtestatHangover2K17 #HangoverIsHuge

A post shared by HANGOVER CLUB (@hangoverclub_ks) on