Arilena sjell pjesë nga atmosfera në Moskë (Video)

Showbiz July 30, 2017 - 22:10

Arilena Ara ka performuar para publikut rus në Moskë, në kuadër të Festivalit Evropa Plus.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një video në Instagram duke sjellë pjesë nga atmosfera e performancës së saj.

Videoja nis me setin fotografik para koncertit dhe vazhdon me fragmente deri në paraqitjen e saj në skenë.

“Çfarë energjie”, ka shkruar Arilena në përshkrimin e videos.

Ndryshe, edhe Bebe Rexha e Dua Lipa u ftuan të jenë pjesë e këtij festivali.

Po ashtu, ishte dashur të performonte edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Era Istrafi, mirëpo ajo e anuloi pjesëmarrjen për shkaqe sigurie, pas kërcënimeve që mori. /Telegrafi/

 

What an energy! Я люблю вас 🇷🇺 Спасибо 🙏🏻 Europa Plus Live!

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on