Këngëtarja kthehet e ndryshuar pas 5 vitesh, i jep një mesazh bashkëshortit që e la për shoqen e saj

Showbiz July 31, 2017 - 00:01

E kemi parë për herë të fundit në një klip para pesë vitesh.

Tani këngëtarja është kthyer me një video, single i parë për albumin e ardhshëm.

Dhe hedh ca hije mbi ish-bashkëshortin e saj.

Videoja nis me Shania Twain, tashmë 51-vjeçe, që ëndërron pushimet duke kënduar vargje që flasin për një tradhti dhe ndarje të kohëve të fundit.

“Nuk isha thjesht e thyer, Isha e shkatërruar. Të besoja aq shumë, ishe gjithçka që kishte rëndësi.”

Nëse keni dyshime kujt po i referohet, pjesët pasuese të videos e sqarojnë.

Ajo mban foton e një burri që i ngjan shumë ish-bashkëshortit të saj Robert Mutt Lange, që e la Shania-n për shoqen e saj.

Kur ajo e kthen mbrapsht, burri bie.

“Sa më shumë qaja, aq më i gjerë lumi”, vazhdon kënga. “Më vrau ideja që ti do jepje jetën për të qenë me të.”

Megjithë fillimin e errët, pjesa që vazhdon është e gëzueshme dhe gazmore e mbushur me imazhe të Shania-s që shkëlqen me veshje me ngjyra dhe kërcen përballë një shtëpie të bukur me një pishinë të madhe, që tregojnë që këngëtarja e ka lënë pas krahëve.

“Isha në shtëpi duke parë oqeanin dhe thashë me vete… Ja ku jam e ngecur në këtë të kaluar negativiteti, por është kaq bukur jashtë”, ka thënë ajo për këngën.

“Nuk mund të kesh të mirën pa të keqen. Dhe për këtë u bë kënga”.