Mysafirët në albumin e Avicii, Rita pjesë e tij (Video)

Showbiz August 15, 2017 - 22:31

Pas më shumë se një viti pauze, muzikanti i famshëm suedez, DJ Avicii, e ka paralajmëruar albumin e ri me titull “AVĪCI (01)”.

Ky album është i pari nga tre publikimet EP që do ta përbëjnë një album të plotë. Pjesa e parë përmban gjashtë këngë, në të cilin janë mysafirë Rita Ora, AlunaGeorge, Billy Raffoul, Vargas & Ragola, si edhe Sandro Cavazza.

Nuk ka dyshim se kënga që veçohet më së shumtë është “Lonely Together” në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Rita Ora. Kënga karakterizohet me vokalin fantastik pop të Ritës, të shoqëruar me melodinë që gradualisht transformohet me zhanrin unik EDM.

“Në publikim e parë EP kam dashur t’i përfshij këngët e vjetra që fansat duan t’i dëgjojnë, si edhe të rejat që nuk i kanë dëgjuar kurrë më parë”, ka thënë Avicii.

“Jam shumë i entuziazmuar që po i kthehem sërish muzikës! Ka kaluar një kohë e gjatë prej projektit tim të fundi dhe nuk e mbaj mend kur kam qenë kaq i gëzuar”, ka shtuar ai.