Dasma madhështore e Labit dhe Qendresës po përgatitet, ja detajet

Showbiz August 15, 2017 - 22:55

Labinot Gashi po i jep fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me të dashurën e tij disa vjeçare, Qëndresën.

Drejt dasmës së madhe po punohet vazhdimisht dhe tashmë duket se janë caktuar edhe detajet tjera.

Prive.al nga burime pranë prezantuesit ka arritur të mësoj se ai do të kurorëzojë dashurinë me 21 Tetor në një ceremoni të madhe me rreth 300 të ftuar në një prej restoranteve në periferi të Prizrenit.

Për pjesën e dekorit, deri në detaje po merret kompania Grand Décor e cila pritet të bëj një punë mahnitëse në këtë drejtim.

Numërimi prapa ka filluar. Labi më në fund po i hyn grupit të të martuarve!

Image