Kylie Jenner tregon pse ishte ndarë nga Tyga

Showbiz August 21, 2017 - 22:14

Kylie Jenner, vajza e vogël i familjes Kardashian, pas një serie të gjatë ndarjesh dhe pajtimesh i dha fund historisë së saj me reperin Tyga, në prill të këtij viti.

Kur historia e tyre përfundoi, dyshja nuk dha asnjë shpjegim edhe pse kurioziteti i publikut ishte mjaft i lartë pasi ata shfaqeshin mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin. Kylie ka vendosur ta thyjë heshtjen në një nga episodet e serialit të saj “Life of Kylie”.

20 vjeçarja është shprehur mjaft në mënyrë kontraverse për këtë.

“Nuk kishte asgjë që shkonte keq midis meje dhe Tygas, unë jam e bindur që ne të dy do të kemi gjithnjë një ndjesi të veçantë për njëri-tjetrin sepse kurrë nuk jemi zënë. Thjesht vendosa që jam shumë e vogël për një lidhje serioze. Imagjinoni pas 5 vitesh do ktheja kokën pas dhe do shihja se Tyga kishte marrë një pjesë të madhe të jetës time. Nuk mu duk e drejtë”, ka thënë ajo ndërkohë që aktualisht është në një marrëdhënie dashurie me një tjetër reper, Travis Scott.