Fatmir Limaj shpjegon emrin e veçantë të vajzës, ja çfarë kuptimi ka (Foto)

Showbiz August 29, 2017 - 23:33

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj së fundi është bërë baba për herë të pestë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Arlindja Balaj mirëpritën në jetë një vajzë. Të voglën e pagëzuan me emrin Sina.

Ky emër i veçantë ka nxit kureshtjen e të gjithëve. Domethënien e shpjegon vetë Limaj.
“Është emri i vendlindjes së Skënderbeut. Kemi dashtë që të marrim diçka nga e kaluara dhe historia jonë dhe ka qenë një përzgjedhje e jonë e përbashkët që është nder me pasë emrin e vendlindjes së Skënderbeut”, tha Limaj për RTK’në.

Thotë se Skënderbeu është themelues i kombit shqiptar.

“Është një njeri që është themelues i kombit tonë Krejt krenaria jonë kombëtare lidhet me emrin e Skënderbeut. Po të mos ishte ky ku me ditë ku do të ishim ne shqiptarët”, tha Limaj.