Noizy dhe Ledri me këngë të përbashkët? (Foto)

Showbiz August 30, 2017 - 21:14

Janë dy nga reperët më të pëlqyer nga publiku, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria.

Janë këta reperët Ledri Vula dhe Noizy, të cilët së fundi u shfaqën në një foto së bashku dhe e postuan të dy në llogaritë e tyre në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ata shfaqen shumë të hareshëm në këtë foto, kurse mbishkrimi i saj ka bërë të gjithë të dyshojnë nëse po vjen një bashkëpunim nga kjo dyshe.

“ [🎬] ” është mbishkrimi që Ledri ka vënë sipër fotos, kurse në komentet e fansave ata u pyetën edhe nëse  po sjellin këngë të përbashkët, por nuk harruan t’ua përmendnin edhe “konfliktin” që kishin mes vete.

Se çka fshihet pas kësaj fotoje mbetet të shihet ditët në vazhdim. 

Image