Gazetarja e ‘Zërit’, Linda Bekteshi, i jep fund beqarisë

Showbiz September 06, 2017 - 23:22

Gazetarja e gazetës “Zëri”, Linda Bekteshi, i ka dhënë fund sonte beqarisë. Bekteshi është martuar me të fejuarin e saj prej disa vitesh, Behar Memishi.

Me një aheng madhështor në një nga restorantet e Bujanocit Bekteshi ka kurorëzuar dashurinë e saj shumëvjeçare me Memishin.

Bekteshi punon prej shumë vitesh në gazetën “Zëri” dhe është njëra nga shtyllat kryesore të portalit të këtij mediumi.

Stafi i gazetës “Zëri” i uron fat dhe lumturi në kaptinën e re të jetës së saj.