Martohet edhe Besnik Qaka (Foto)

Showbiz September 15, 2017 - 21:58

Kur u mendua që të gjitha dasmat e estradës përfunduan për këtë verë, doli të jetë edhe një tjetër.

Besnik Qaka po i jep fund beqarisë.

Burime të rtv21.tv tregojnë se këngëtari Besnik Qaka dashurinë e tij me Lola Begollin do ta kurorëzojë me 30 shtator.

Kështu pas dasmës së madhe të Orinda Hutës e Turjan Hyskën, Besit e Xhensilës, vjen edhe dasma e Besnik Qakës.

Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet në hotel “Dukagjini”, në Pejë .

Rikujtojmë që Besniku u fejua me Lolën në gusht të këtij viti, përderisa lidhjen e tij publike e bëri pak muaj më herët.

Image