Rita e ‘zjarrtë’ në reklamën e re për të brendshme (Foto)

Showbiz September 15, 2017 - 23:41

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora përveç suksesit që tregon në muzikë, është bërë shumë e kërkuar edhe si imazh i markave të njohura.

Tash e një kohë, Rita është imazh i brendit të njohur të të brendshmeve “Tezenis”, për të cilat tashmë ka realizuar reklamën e re, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj në Instagram, Rita ka postuar një foto të cilën e ka shkrepur nga seti i ri i realizuar në kuadër të koleksionit të fundit të ‘Tezenis’.

Ajo u shfaq shumë joshëse, duke marrë pëlqime dhe komente pa mbarim nga ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Image