Pas deklarates së Blerta Deliut për Adelina Ismailin, ja si i përgjigjet këngëtarja
Showbiz
September 30, 2017 - 21:57
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Mirage’.
E në intervistën e dhënë, ajo ka folur edhe për këngëtarët shqiptarë dhe ka treguar se cilët prej tyre i pëlqen.
Ajo ka thënë se më e preferuara e saj është Adelina Ismaili dhe se është rritur me këngët e saj, duke e veçuar për vokalin që ka.
Pas kësaj deklarate të thënë në emisionin ‘Mirage’, ka reaguar Adelina Ismaili.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, ajo ka thënë se pak kush e di se sa shumë e respekton Blertën dhe i ka treguar deputetes që e do shumë.
Nga minuta 6:50 mund ta dëgjoni pjesën kur Blerta flet për Adelinën