E pëmend vazhdimisht, por tani keni rastin të njiheni me nënën e Leonorës
Bija e saj është ndër këngëtaret më të përfolura në estradë, për një sukses të arritur pa skandale.
Por pas atij suksesi, natyrisht se qëndroi një mbështetës i fortë, e ajo ishte pikërisht nëna e saj, një menaxhere shembull për Leonorën.
U përmend shpesh në media, por vetëm si nëna e këngëtares, duke mos u zbuluar edhe disa detaje, të cilat vërtetë se kanë rëndësi jetike.
Nëna Feride, përveç se menaxhoi me sukses punën e së bijës, nuk e kishte një jetë të lehtë. Gjatë luftës, ajo humbi krahun e saj më të fortë, bashkëshortin i cili ra dëshmorë për lirinë që gëzojmë ne sot.
Kur përmendet babai i Leonorës, as në intervista ajo nuk ka mundur t’u shpëtojë lotëve.
Si një nënë e vetme, ajo rriti Leonorën, Adnanin, Blertën, madje edhe mbesën e saj.
Vërtetë nënë për t’u marrë shembull Feridja..

