Ky është personazhi i ri që do t’i shtohet serialit ‘Egjeli’

Showbiz October 03, 2017 - 22:30

‘Egjeli’ është një nga serialet më të ndjekura shqiptare.

Kjo seri që transmetimin nuk e ndaloi as gjatë verës, në çdo episod që po e sjell, po vjen me shumë risi, si në tematikë, ashtu edhe me personazhe, shkruan lajmi.net

Përpos Xhejlane Terbunjës që është bërë pjesë e serisë, tashmë ‘Egjelit’ i është shtuar edhe një tjetër ‘përforcim’.

Ka qenë Osman Azemi ai i cili përmes një foto të hedhur në Instagram, ka konfirmuar se pjesë e serisë do jetë edhe aktori Mevlyd Osmani.

Ai do ta ketë rolin e bashkëshortit të ‘Sevdiës’, e cila është e dashuruar pas ‘Ilazit’.

E duke pasur parasysh këtë ngjarje dashurie, të papriturat nuk do të mungojnë në episodet e radhës të ‘Egjelit’.

Image