Në ditën e ditëlindjes, moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë

Showbiz October 09, 2017 - 23:21

Moderatorja e emisionit "n'Zoom" Albina Zeneli ka festuar mbrëmë jo vetëm ditëlindjen, por gjithashtu i ka dhënë fund beqarisë. 

Ajo është fejuar me të dashurin e saj, Besimin i cili nuk është personazh i njohur, ndryshe nga Albina e cila njihet në Kosovë si moderatore dhe autore.

Moderatorja dukej si një princeshë në ditën e fejesës dhe fejesa e saj është komentuar shumë në mediat kosovare pasi Albina nuk kishte lajmëruar më parë duke bërë një fejesë të papritur.

Ndërsa për atmosferën është kujdesur këngëtarja Arlinda Dragaj.

Ajo ka postuar në Instagram një foto teksa i fejuari i vendos unazën dhe shkruan: "Kjo ditëlindje, ditëlindja më e mirë. Dhurata më e bukur".

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image